Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

3 “koka të prera” në tre javët e Kategorisë së Parë

Shkruar nga NEWSPORT
3 “koka të prera” në tre javët e Kategorisë

Kategoria e Parë duket si një “bombë me sahat”. Në 14 skuadrat e kësaj lige, 3 prej tyre kanë ndryshuar trajnerët në tre javët e para të sezonit.

Gjithçka nisi me javën e parë, kur pas humbjes 0-1 me Luzin, trajneri i Flamurtarit Dritan Resuli dha dorëheqje. Vendin e tij e zuri Marcelo Troisi, për të vijuar misionin Superligë.

Pak ditë më parë ishte Turbina që ndau rrugët me Adriatik Faslliun, për të ulur në stol Bledar Devollin.

Pasditen e sotme, Klevis Dalipi njoftoi largimin nga Apolonia, pas humbjes së fundit 2-1 me Besën. Nëse skuadrat vijojnë me këto ritme, në gjysmën e sezonit stolat e skuadrave do jenë ndërruar të paktën një herë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga