Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

3 fitore në 10 ndeshjet e fundit, Shqipëria ka probleme më të mëdha se dëmtimet

Shkruar nga NEWSPORT
3 fitore në 10 ndeshjet e fundit, Shqipëria ka probleme më

Kombëtarja Shqiptare rikthehet të luajë këtë fundjavë në Nations League përballë Izraelit dhe Islandës. Shqipëria nuk është në një moment të mirë teksa mungon shija e fitores. Në 10 ndeshjet e fundit, 3 pikët janë marrë vetëm ndaj Hungarisë dhe dy ekipeve amatore si Andorra dhe San Marino në kualifikueset e Botërorit. 10 gola ka shënuar ekipi kuqezi, 5 nga të cilat u shënuan ndaj San Marino. 11 herë jemi ndëshkuar me ndeshjen në Angli ku u detyruam të nxjerrim topin 5 herë nga rrjeta.

Statistikat janë akoma më negative nëse marrim vetëm 5 ndeshjet e fundit. Tre barazime dhe dy humbje ka grumbulluar ekipi kombëtar. Rezultate alarmante nëse pretendojmë të përsërisim suksesin e Euro 2016. Ndeshjet me Izraelin dhe Islandën shihen si finale pasi në rast se do të humbasim përsëri pikë atëherë mund t’i themi lamtumirë vendit të parë në grup.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga