
Mbrojtësi 19 vjeçar i Monaco, Benoit Badishile ka refuzuar një ofertë serioze nga Manchester United. I gjatë 1.94 metra, francezi me origjinë nga Republika Domenikane e Kongos nuk ka dëshiruar një kalim në ishull, teksa është RMC që bën me dije refuzimin.
"Ishtë zgjedhja e duhur. Unë mendoj të vazhdoj për shumë kohë me klubin që më ka zgjedhur dhe trajnoi. Ishte vendimi i duhur që mos largohesha dhe kjo po duket edhe këtë sezon", tha mbrojtësi. Në 25 ndeshjet e zhvilluara me Monacon këtë sezon, Badiashile ka shënuar edhe 2 gola. Djaloshi është pjesë e Kombëtares franceze U21.
Poll