Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

25 gola në 500 ndeshje, presidenti i Republikës nderon legjendën e futbollit shqiptar

Shkruar nga NEWSPORT
25 gola në 500 ndeshje, presidenti i Republikës nderon legjendën

Mujo Targaj do të nderohet sot nga presidenti Ilir Meta për kontributin e tij që ka dhënë në futboll. Në nder të ish-lojtarit të Kombëtares do të mbahet një ceremoni në ambientet e presidencës. Në njoftimin për mediet bëhej me dije: "Në Institucionin e Presidencës në orën 13:00 zhvillohet ceremonia e dekorimit e ish-futbollistit Mujo Targaj".

Po kush është Mujo Targaj? I lindur në 17 mars të vitit 1955 në Tepelenë, Targaj është ish-qendërmbrojtësi i pakalueshëm i Kombëtares si dhe disa skuadrave në vendin tonë. Ka nisur të luajë me Minatorin, ndërsa më vonë ka kontribuar për fanelën e Dinamos për plot 15 vite, nga sezoni 1972-1987. Është aktivizuar në rreth 500 ndeshje në karrierën e tij duke shënuar 25 gola. Për Kombëtaren ka kontribuar për 7 vite, nga 1980 deri në 1987-tën ku ka arritur të shënojë tre herë.

Është një nga njerëzit më të njohur në FSHF, pasi ka punuar për disa vite si anëtar i Komitetit Ekzekutiv. Ai s'do të harrohet asnjëherë për golin e shënuar kundër ish-Republikës Federale të Gjermanisë luajtur në stadiumin "Qemal Stafa" në Tiranë.

Mban titujt: Mjeshtër Sporti, Mjeshtër i Merituar i Sportit, Legjenda e Futbollit Shqiptar, Nderi i Sportit Shqiptar.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga