Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

23 vite në kryesinë e KOKSH, sekretari Stavri BELLO jep dorëheqjen (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
23 vite në kryesinë e KOKSH, sekretari Stavri BELLO jep

Situata e vështirë e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, ka nxitur të gjitha Federatat kombëtare që të mblidhen për të diskutuar daljen nga kriza. Prej mëngjesit të sotëm, në ambientet e "Tirana International" u zhvillua Asambleja e Jashtëzakonshme, ku pati debate mes të pranishmëve. Presidenti i KOKSH, Viron Bezhani dhe sekretari Stavri Bello kanë muaj që akuzojnë njëri-tjetrin për parregullsi, duke bërë që të ndërhyjë edhe organizmi Olimpik Europian.

Sekretari Stavri Bello ka parqitur dorëheqjen gjatë fjalës së tij, me anëtarët e Asamblesë që kanë kërkuar të njëjtën gjë edhe për presidentin e KOKSH Viron Bezhani. Ende është duke u diskutuar me tone të larta se si do të zgjidhet çështja, duke u kërkuar që të votohen propozimet konkrete për zgjidhje."Jap dorëheqje dhe ftoj që edhe presidenti të bëj të njëjtën gjë", u shpreh Bello. Kujtojmë se Bello prej 23 vitesh ka mbajtur pozicione të larta pranë Komitetit Olimpik, teksa kjo dorëheqje duket se do t'i hapë rrugë zgjidhjes së çështjes.

Pas plot gjashtë orë debatesh, anëtarët kanë votuar për rezolutën që do t'i japë zgjidhje situatës. Prioritet mbetet mbarëvajtja e Lojërave Olimpike "Tokio 2020". Me shumicë votash është miratuar rezoluta e zgjidhjes, që parasheh zgjidhjen brenda KOKSH dhe zgjedhje të reja përpara dhjetorit 2020.

Momenti i dorëheqjes së Stavri Bellos

Stavri Bello largohet nga drejtimi i Asamblesë, duke u ulur në sallë

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga