
Arthur Cabral është një nga sulmuesit më në formë të momentit në Europë. 23-vjeçari brazilian është pjesë e Bazelit në superligën e Zvicrës dhe në 17 ndeshje të luajtuara këtë sezon në kampionat, Kupë dhe Conference League ka arritur të shënoi plot 20 gola, 11 në kampionat. Arthur ka shënuar 9 gola dhe në ndeshjet Europiane e 2 prej tyre ia ka shënuar Partizanit në dy ndeshjet e Conference League.
Paraqitjet e tij pozitive të Arthur nuk kanë kaluar pa u vënë re as nga Tite, trajneri i Kombëtares së Brazilit që ka ftuar për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës që luhen këtë muaj, por lojtari nuk ka debutuar ende.
Poll