Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

2 vëllezër kampionë, Ilir META dekoron sportistët

Shkruar nga NEWSPORT
2 vëllezër kampionë, Ilir META dekoron sportistët

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka dekoruar me titullin e lartë "Mjeshtër i Madh" dy gjimnastët kampionë brenda dhe jashtë vendit. Arben dhe Ferdinand Mara kanë marrë vlerësimin e lartë nga presidenti, për atë çka kanë arritur në kohën kur ushtronin aktivitetin sportiv.

"Kënaqësi të çmoja me Titullin e lartë "Mjeshtër i Madh" dy gjimnastët kampionë, vëllezërit Ferdinand dhe Arben Mara, në mirënjohje për kontributin e tyre të spikatur në zhvillimin cilësor të sportit të gjimnastikës dhe rezultatet e shkëlqyera të arritura brenda e jashtë vendit, që na kanë bërë krenarë të gjithëve.

Sukseset e tyre janë tashmë pjesë e trashëgimisë më të mirë sportive, duke merituar vlerësimin dhe respektin tonë të përhershëm. Përmes këtij vlerësimi, ne ndihmojmë dhe i nxisim fëmijët dhe rininë të largohen nga veset për t'i orientuar drejt vlerave më të mira sportive dhe modeleve frymëzuese të suksesit në karrierë dhe jetë", shkruan Meta.

Tags:

SPORTMIX

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga