
Në merkaton e verës ka lëvizje lojtarësh si në hyrje ashtu edhe në dalje. Por ka raste kur aventura e një lojtari mund të zgjasi më pak. I tillë është rasti i Andri Stafës.
Vetëm pas dy javëve në Vlorë mesfushori ka mbyllur bashkëpunimin me skuadrën që drejtohet nga Emiliano Çela. Kujtojmë se lojtari u zyrtarizua më 18 korrik nga kuqezinjte, ndërsa vinte pas aventurës me Llapin në kampionatin kosovar, ndërsa ka mbajtur veshur edhe fanelën e Tiranës.
Shkak për prishjen para kohe të kontratës mes tyre mësohet së është bërë ana financiare për të cilën palët duket se nuk kanë mundur të gjejnë gjuhën e përbashkët.
Poll