
Lushnja luan nesër në 15:00 në transfertë me Tomorin, me sfidën që vlen për javën e dytë të Kategorisë së Parë. Dueli në Berat pritet me emocione, me lagunarët që do luajnë për herë të parë këtë sezon, pasi dueli i një jave më parë me Burrelin u shty për shkak të fushës.
Tanimë në Lushnjë kanë plotësuar edhe stafin teknik. Trajner Klodian Duro do ketë në krah dy ish-kapitenët e Lushnjës në periudha të ndryshme. Blerim Hasalla do jetë zëvendës i Duros, ndërsa trajner i portierave do jetë Mikel Spaho.
Gardiani vetëm pak kohë më parë hoqi dorë nga futbolli i luajtur, duke qenë tanimë pjesë e stafit të verdhjeshilëve.
Poll