
PSG-ja e ka mposhtur 6-2 Toulousen në një ndeshje ku shkëlqeu Neymar dhe debutoi në “Parc des Princes”.
Paris Saint Germain ka vazhduar me formën e mirë në Ligue 1 duke marrë tri pikë edhe në javën e tretë të kampionatit.
Në “Parc des Princes” debutoi Neymari në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shënuar dy gola dhe asistuar për një tjetër.
Neymar (31’ dhe 90’), Adrien Rabiot në minutën e (35’), Edinson Cavani (75’), Javier Pastore (82’) dhe Layvin Kurzaëa (84’) shënuan për PSG-në, ndërsa për miqtë realizuan Max-Alain Gradel (18’) dhe Christopher Jullien (78’).
Poll