Luiza Gega është kampionia Europës në fuqi, teksa atletja shqiptarë dëshiron një tjetër rezultat pozitiv në kampionatin botëror që do të mbahet në Budapest. Të mërkurën do të zhvillohet edhe gara gjysmëfinale me 3000 metra me pengesa.
Ndërkohë me datë 27-të të këtij muaji do të luhet edhe finalja e madhe. Por duket se shpresat për të siguruar një medalje në këtë kampionat janë “shuar” për gegën, pasi atletja shqiptare prej mëshuëms e 10 ditësh vuan një dëmtim, që e cila ia vështirëson punën.
Pavarësisht se Luiza po punon fort që të riaftësohet, sërish dëmtimi i ka prishur planet e kampiones së Europës dhe të trajnerit të saj, Taulant Stërmasit. Gjithësesi 34-vjeçarja mbetet optimiste se do t’ia dalë që të bëjë një paraqitje pozitive në kampionat pavarësisht dëmtimit.