
19 gola të pësuar në 27 ndeshje. Trajneri i Realit, Zidane ka përmirësuar ndjeshëm mbrojtjen madrilene. Nëse vitet e kaluara ajo "fuste ujë", këtë sezon është pothuajse perfekte. Kështu, sa i përket këtij aspekt, të besuarit e Zidane kanë bërë më mirë se Barcelona. Skuadra blaugrana ka pësuar 31 gola, shifër kjo e lartë.
Do të jetë pikërisht mbrojtja ajo që rrit besimin për titullin. Këtë e di mirë trajneri Zidane, i cili ka ku të mbështetet. Varane dhe Ramos janë bërë një "mur" i vërtetë për çdo kundërshtar. Lufta për titullin kampion është interesante, me rivalët e përjetshëm që duan të shkruajnë historinë. Përveç kampionatit, Barça dhe Real synojnë edhe triumfin në Europë.
Gjithsesi, vëmendja aktualisht nuk është te futbolli. Duhet fituar beteja me Coronavirus, e më pas futbolli do jetë shumë më i bukur.