
Neymar do të largohet nga Parisi gjatë kësaj merkatoje vere. Për brazilianin kishte një sërë interesimet, por duket se e ardhja e tij do të jetë në Arabinë Saudite.
Milionat e arabve kanë bindur ish-sulmuesin e Barcelonës t’i thotë “lamtumirë” Europës. Sipas “L’Equipe” bëhet me dije se Al-Hilal dhe PSG-ja kanë arritur marrëveshjen mes tyre dhe tashmë transferimi i Neymar duket çështje ditësh.
Ndërkohë braziliani pritet të nënshkruajë një kontratë 2-vjeçare që do të kapte vlerën e 180 milionë eurove. 90 milionë euro në sezon do të marrë 31-vjeçari.
Poll