
Sot, 3 vite më parë Michael Schumacher shokoi botën e Formula 1, pas aksidentit që pësoi me ski në Alpet franceze. Gjermani u fut në gjendje kome duke shokuar botën e Formula 1. Ai mjekohet në një spital privat, por gjendja e tij shëndetësore nuk është përmirësuar. Sipas medieve të huaja, kostoja për mjekimin e 47-vjeçari ka arritur në 16.3 milion euro. Në një javë për Schumacher paguhen 135 mijë euro për trajtimin e specializuar. Nuk ka asgjë zyrtare, por mendohet se janë 15 njerëz në ekipin e mjekëve që kujdesen çdo ditë për të duke e mjekuar intensivisht.
Gjendja e shtatë herë kampionit të botës nuk dihet, pasi miqtë e tij thonë që është çështje private. Ai besohet se kishte një pasuri prej 600 milionë eurosh para aksidentit.