Me largimin e sigurt të Thomas Tuchel në fund të sezonit aktual, Bayern Munich është vënë në lëvizje për të gjetur pasuesin e tij. Emrat në listën e bavarezëve janë të shumta, teksa pritet vetëm vera që të konkretizohet diçka.
Profili më i preferuar i Bayernit është Xabi Alonso. Tekniku spanjoll po ‘shkëlqen’ në pankinën e Bayer Leverkusen, teksa bavarezët e shohin atë si ideali. Por në garë për spanjollin nuk është vetëm Bayerni, por edhe Real Madrid dhe Liverpool.
Duke parë garën e ashpër për të siguruar shërbimet e Alonsos, Bayerni po mendon për një tjetër trajner.
Sipas mediave angleze dhe gjermane, bavarezët kanë hedhur sytë nga trajneri i Brighton, ROberto De Zerbi. Italiani është kthyer në një objektiv serioz për rekordmenët gjermanë, me këta të fundit që janë të gatshëm të paguajnë edhe klauzolën e tij prej 14 milionë eurosh.
Madje raportohet se pëlqimi për 44-vjeçarin është rritur ndjeshëm dhe mund të quhet edhe në “Pole-Position” për të marrë drejtimin e Bayernit sezonin e ardhshëm.
[caption id="attachment_726149" align="alignnone" width="852"] Roberto De Zerbi[/caption]