Jose Mourinho po jeton disa javë të trazuara në Romë, ku e ardhmja e tij te verdhekuqtë është e paqartë. Në të tilla kushte nuk kanë si të mundojnë ofertat dhe rrjedhimisht sa vijnë e shtohen.
E fundit vjen nga Arabia Saudite. Jo vetëm Cristiano Ronaldo te Al Nassr apo oferta zyrtare e Al Hilal për Lionel Messin, një tjetër ofertë vjen nga arabët. “sheiku” i radhës mund të jetë pikërisht trajneri portugez.
Al Nassr dhe Al Hilal janë në garë më njëra-tjetrën për të siguruar Mourinhon, por nga “Corriere dello Sport” raportohet se arabët kanë hapur “thesin”.
120 milionë euro në tavolinë në një kontratë 2 vjeçare për Mourinhon, teksa përveç dy rivalëve të mëdhenj andej kontinentit, tashmë një opsion është edhe kombëtarja e këtin vendi.