Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

120 MILIONË EURO! Chelsea bën “çmendurinë” e radhës, paguan klauzolën e kampionit të botës

Shkruar nga NEWSPORT
120 MILIONË EURO! Chelsea bën “çmendurinë” e

Pronarët e rinj të Chelsea nuk dinë të ndalen në merkato. Pak ditë pasi shpenzuan rreth 90 milionë paund për Mykhailo Mudryk të Shakhtar Donetsk, ata janë të gatshëm t’i paguajnë klauzolën e lirimit argjentinasit të Benfica-s, Enzo Fernandez, e cila është 120 milionë euro.

22 vjeçari ishte një nga më të mirët e Kupës së Botës, ku përveç titullit kampion, arriti të rrëmbente edhe trofeun e Lojtarit të Ri më të Mirë, duke bërë që vlera e tij të arrinte shifra shumë të larta. Londinezët e Chelsea kanë paraqitur disa oferta të tjera te portugezët, të cilat arrinin deri në 100 milionë euro, por Benfica i ka refuzuar njëra pas tjetrës.

Portugezët janë një ekip që di sesi të shesë lojtarë dhe këtë e kanë treguar mjaft mirë vitet e fundit, ndërkohë që pritet me interes përgjigja e tyre për kartonin e kampionit të botës, pasi oferta e Chelseat është pagesa e klauzolës, por me këste. Nëse Benfica nuk do të pranojë, atëherë ër blutë e Londrës e vetmja mënyrë për ta patur argjentinasin në ekip është të derdhin 120 milion euro menjëherë në arkën e Benfica-s.

Chelsea nuk po kalon një moment të mirë në kampionat, duke qenë larg luftës për një vend në Champions League, pork jo nuk I ka ndaluar pronarët e rinj të shpenzojnë shuma të konsiderueshme për të përforcuar ekipin.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga