
Trajneri i Dritës së Gjilanit, Amir Allagiç dha dorëheqjen pas një ndeshje të skuadrës së tij në kampionat. Në këtë mënyrë skuadra e Superligës së Kosovës është në kërkim të një teknikut të ri. Kryetari i klubit, Valon Murseli ka konfirmuar për gazetën "Olle" se synohet të merret një trajner i huaj. Për momentin nuk ka asnjë emër konkret, por në ditët në vazhdim pritet të mësohet se cili do të jetë ai që do të vendoset në krye të pankinës së Dritës së Gjilanit.
“Me asnjë trajner nuk jemi afër, jemi duke shikuar. Ne duam sërish të marrim trajner jashtë Kosovës”, deklaroi Murseli.
Poll