Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

11 futbollistët kriminelë, ja formacioni ideal i problematikëve të futbollit

Shkruar nga NEWSPORT
Disa futbollistë punojnë që të bindin trajnerët që të futen në formacion, e disa e bëjnë të pamundurën që të bien në duar të policisë.  Marca ka zbuluar 11 lojtarë që kanë thyer ligjin, duke e rrezikuar edhe karrierën.
Portier: Bruno Fernandes Ai përfundoi në burg në moshën 22 vjeçare, pasi urdhëroi vrasjen e nënës së djalit të tij.

Mbrojtës i djathtë: Serge Aurier U dënua me dy muaj burg pasi e sulmoi një polic pas një sherri në klubet e natës.

Mbrojtës qendre: Ruben Semedo Mbrojtësi i Villarrealit, është dënuar për abuzim dhe tentim vrasje.

Mbrojtës qendre: Breno Rodrigues Ai i vëri shtëpisë së tij flakën për të përfituar, ndërsa braziliani u dënua me tri vite e nëntë muaj burg.

Mbrojtës i majtë: Alexis Zarate Ai është dënuar me gjashtë vite e gjashtë muaj burg.

Mesfushor: Adam Johnson Anglezi është dënuar me gjashtë vit burg për abuzim seksual me një minorene.

Mesfushor: Joey Barton Anglezi është dënuar me 74 ditë për sulm.

Mesfushor: Yordan Letchkov Bullgari është dënuar me dy vite burg, për abuzim dhe përdorim force.

Mesfushor: Ricardo Centurion Sulmuesi Racing Club kishte provuar ta korruptonte një polic.

Sulmuesi: Michele Padovano Ish sulmuesi i Juventusit, u zu me shitje të drogës dhe u dënua me tetë vite e tetë muaj burg.

Sulmuesi: Robinho Ai është dënuar me nëntë vite burg për përdhunim në qytetin e Milanos në vitin 2013.

Trajner : Elkin Moncada

Ish trajneri James Rodriguez, është në burg pas akuzave për pedofili. /Telegrafi/
Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga