Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

10 vite nga aksidenti i tmerrshëm i Schumacher, miku i pilotit: Ai nuk është më i njëjti

Shkruar nga NEWSPORT
10 vite nga aksidenti i tmerrshëm i Schumacher, miku i pilotit: Ai nuk

Kanë kaluar 10 vite që nga aksidenti i rëndë që piloti me famë botërore i “Formula 1”, Michael Schumacher pësoi teksa bënte ski. Aksidenti ishte i tmerrshëm, aq sa e la Schumacherin për një kohë të gjatë në koma.

Ish-shefi i Ferrarit dhe FIA-s, Jean Todt, ka dhënë një përditësim në L’Equipe mbi shëndetin e ish-kolegut dhe mikut të tij të ngushtë Michael Schumacher. Ai shprehet se 54-vjeçari nuk është më ai i dikurshmi, por tregon se gruaja dhe djali i tij i qëndrojnë shumë pranë.

“Schumacher është ende këtu mes nesh, ndaj nuk më mungon. Vetëm se nuk është më Michael që njihnim më parë, është ndryshe. Por, është me fat sepse pranë qëndron bashkëshortja dhe djali që e mbrojnë dhe përkujdesen shumë.

Jeta e tij është ndryshe tashmë dhe unë kam privilegjin që të ndaj disa momente, kjo është gjithçka mund të them. Dhjetë vite më parë pati një fat shumë të keq dhe nuk është më Schumacher që dinte gjithçka mbi Formula 1”, është shprehur Jean Todt.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga