
UEFA ka bërë një gjest të madh ditën e sotme për finalet Europiane të këtij sezoni si Champions League, Europa League, Conference League dhe Ëoman’s Champions League. përmes një postimi në faqen zyrtare, UEFA ka bërë me dije se do të shpërndahen në total rreth 30 mijë bileta falas për tifozët e skuadrave që do të jenë në finalet e këtyre kompeticionet.
10 mijë bileta nga 5 mijë për secilën skuadër do të shpërndahen për finalen e Champions League, 8 mijë bileta, nga 4 mijë për çdo skuadër do të jepen për finalen e Europa League, ndërsa për Ëomen’s Champions League do të jenë rreth 6 mijë bileta, nga 3 mijë për çdo skuadër finaliste. Për finalen e madhe të Conference League që do të mbahet në Tiranë, në stadiumin “Air Albania”, UEFA ka akorduar rreth 6 mijë bileta falas, nga 3 mijë bileta për ekipet që do të shkojnë në finalen e madhe të Tiranës. Këto bileta janë dhuratë nga UEFA për të shpërbyler tifozët që kanë mbështetur skuadrën e tyre edhe gjatë krizës së Covid.
Postimi i UEFA:
Presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin njoftoi sot se tifozëve të skuadrave pjesëmarrëse në finalet e garave të klubeve të këtij viti do t'u ofrohet një numër i konsiderueshëm biletash falas për këto lojëra vitrinë për t'i shpërblyer ata për mbështetjen e tyre për futbollin evropian gjatë krizës së COVID.
Mbështetësit e klubeve finaliste do të përfitojnë bileta falas si më poshtë:
UEFA Champions League: 10,000 bileta falas (5,000 bileta për klub)
UEFA Europa League: 8,000 bileta falas (4,000 bileta për klub)
UEFA Europa Conference League: 6000 bileta falas (3000 bileta për klub)
UEFA Champions League për femra: 6000 bileta falas (3000 bileta për klub)
Secili prej klubeve finaliste do të jetë në gjendje t'i përdorë këto bileta për të shpërblyer mbështetësit e tyre më besnikë (dmth. mbajtësit më jetëgjatë të biletave sezonale, ata që morën pjesë më së shumti ndeshje jashtë, etj.), por këto bileta nuk mund t'u jepen sponsorëve, partnerëve ose zyrtarët e klubit.
🎟️ ICYMI: UEFA will provide supporters with 30,000 free tickets to this season's club competition finals.
— UEFA (@UEFA) February 15, 2022
The gesture is to thanks fans for their incredible support of European football during the COVID crisis.#UCL #UWCL #UEL #UECL