
Skuadra e basketbollit për meshkuj, Tirana, pas heqjes nga pankina të serbit, Milatoviç, ka arritur ditën e sotme, marrëveshjen me trajnerin e ri, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, por burime pranë klubit bëjnë me dije se ai është shtetas grek.
Njoftimi i klubit.
“Shoqata e basketbollit Tirana bën me dije se ka ndërprerë marrëdhëniet profesionale me trajnerin Nikola Milatoviç. Ky vendim erdhi pas nevojës për nisjen e një projekti të ri, me ambicie më të mëdha sportive të skuadrës Tirana. Kontributi i z.Milatoviç në skuadrën tonë është vlerësuar maksimalisht dhe i urojmë suksese në vazhdimin e karrierës së tij. Tre trofetë që Milatoviç i dhuroi klubit tonë do të mbeten të paharruara”
Poll