Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Zyrtarja e Partizanit “harron” Egnatian për Kombëtaren: Ndërroj shtëpinë në Astir me dy bileta kundër Çekisë

Shkruar nga NEWSPORT

Edhe pse jemi afro 1 muaj larg nga ndeshja Shqipëri – Çeki, interesi për këtë përballje duket se është shumë i madh. Mbrëmë, Federata Shqiptare e Futbollit nxorri në shitje biletat që avulluan brenda 3 orësh. Të gjendur në këto kushte, futbolldashësit kanë nisur apelet në rrjetet sociale për t’u ndihmuar me bileta, të gjithë ata që kanë mundur të sigurojnë më shumë se një.

Edhe zyrtarë që janë pjesë e përditshme e futbollit shqiptar, duken se kanë mbetur pa bileta. Në një postim në rrjetet sociale, është Blerina Bajko që shkruan: “Ndërroj dy bileta për ndeshjen me Çekinë me një shtëpi në Astir 2+1”. Sigurisht në formë batute nga ana e drejtores së PR-it të Partizanit, nisur nga memet që kanë “shpërthyer” në rrjet.

Kujtojmë që ndeshja Shqipëri – Çeki është caktuar të zhvillohet në datën 12 tetor, në stadiumin “Air Albania”, në kryeqytet. Kjo sfidë do të nisë prej orës 20:45 dhe do të vendosë shumë për fatet e dy skuadrave sa i përket kualifikimit në EURO 2024. Gjithashtu në webin e FSHF-së rezulton se dhe biletat për sfidën e të kuqve janë shitur. E me sa duket te Partizani e kanë më shumë mendjen te përballja e kuqezinjve me çekët.

[caption id="attachment_706461" align="alignnone" width="1176"]Postimi i Blerina Bajkos Postimi i Blerina Bajkos[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga