E ardhmja e Leo Messit vazhdon të jetë një temë e nxehtë e merkatos së verës. Sulmuesi argjentinas për momentin është lojtar i lirë pasi kontrata e tij me klubin katalanas ka përfunduar. Me ardhjen e presidentit të ri Laporta duket se gjërat kanë ndryshuar edhe për kapitenin e Barçës. Mediat në Spanjë bëjnë se Messi ka pranuar ofertën e rinovimit dhe do të firmosë një kontratë të re edhe për dy sezone në “Camp Nou”.
Lojtari pritet të marrë pagën e dy sezoneve në 5 vitet e ardhshme në mënyrë që të mos rëndojë bilancin e klubit. Mediat në Spanjë raportojnë se presidenti Laporta dëshiron që ta bëjë zyrtare që nesër firmën me Messin edhe pse lojtari ndodhet në Argjentinë për të luajtur Copa America me Kombëtaren e tij.