Klubi i Everton ka zyrtarizuar se Sean Dyche do të jetë trajneri i ri i skuadrës nga Merseyside. Dyche do të zëvëndësojë Frank Lampard në stol dhe ka firmosur një kontratë deri në qershorin e 2025.
Sean Dyche ka një eksperiencë prej 258 ndeshjesh në Premier League ku ka fituar 72, ka barazuar 68 dhe ka humbur 118.
Ish trajneri i Watford dhe Burnley është parë si opsioni më i mirë për drejtuesit e klubit dhe objektivi i tij për pjesën e mbetur të sezonit do të jetë evitimi i rënies nga kategoria. Everton renditet e 19-ta me 15 pikë pas 20 javëve dhe rrezikon seriozisht rënien në Championship.
Poll