
Kosova do të marrë pjesë për herë të parë në një kompeticion të madh, siç është Kampionati Botëror. Aty do të nisë dhe ëndrra e skuadrës më të re të botës për të ecur sa më lartë. Por, një problem jo i vogël shqetëson drejtuesit e kësaj federate, që tashmë kanë gjetur një zgjidhje të shpejtë. Bëhet fjalë për stadiumin ku do të luhen ndeshjet zyrtare.
Për këtë, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit në Kosovë, Eroll Salihu, ka folur për “Tribuna Channel”, ndërsa ka treguar se ku do t’i luajë takimet skuadra e tyre. “Ndeshjet si skuadër pritëse Kosova do t’i zhvillojë në Shqipëri derisa të përfundojnë punimet në stadiumin e Prishtinës”. Shqipëria aktualisht ofron një stadium me standarde që kërkohen nga FIFA dhe UEFA, ai është “Elbasan Arena”, por shumë shpejt do të vihet në punë “Loro Boriçi”, i cili do të lehtësojë punën edhe për fqinjët tanë.
https://youtu.be/Ek-OM-WA4cM