
Tërbuni ka zyrtarizuar së fundmi disa largime nga skuadra. Klubi që luftoi në finalet e “play-off” sezonin e fundit për t’u ngjitur në Superiore, ka menduar ta ndërtojë ekipin nga fillimi. Për këtë fillimisht po largohen disa prej lojtarëve që ishin pjesë e skuadrës përbërëse.
Pasi u bë e ditur dje se Klajdi Kuka do vazhdojë karrierën e tij te Laçi, sot Tërbuni ka ndërprerë bashkëpunimin me një tjetër portier, pikërisht Erik Lumanin. Aktualisht klubi pukjan ka mbetur vetëm me Elson Demin portier, teksa të tjerë pritet të zyrtarizohen si afrime në vazhdim.
“Klub Futboll TËRBUNI PUKË njofton të gjithë tifozët Pukjanë se ka ndërprerë bashkëpunimin me portierin 20 vjeçar, Erik Lumani pas një sezoni. TËRBUNI dhe të gjithë tifozët Pukjanë e falenderojnë Erikun për gjithçka çfarë ka dhënë për fanellen tonë kuqebardh dhe i urojmë suksese të mëtejshme në karriere! Gjithashtu Lumani dëshiron të falenderojë të gjithë tifozët Pukjanë për mbështetjen e dhënë duke u shprehur i kënaqur me eksperiencen e tij tek ekipi ynë!”, njoftimi i Tërbunit.