
Në mbledhjen e ditës së sotme në Hvar të Kroacisë, Komiteti Ekzekutiv i UEFA aprovoi procedurën për shortin e kualifikimeve të EURO 2024. Gjermani si shtet mikpritës i evenimentit do të kualifikohet automatikisht në grupe. UEFA konfirmoi përsëri pezullimin e ekipeve ruse.
Njoftimi i UEFA:
“Të gjithë ekipet ruse janë aktualisht të pezulluar në bazë të vendimit të Komitetit Ekzekutiv në datën 28 shkurt 2022 që më pas u mbështet edhe nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në 15 korrik 2022. Rusia në këtë mënyrë nuk do të përfshihet në kualifikimet për EURO 2024.”- deklaroi UEFA në web-in zyrtar.
Poll