Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

ZYRTARE/ U largua nga Tirana, mesfushori firmosi jashtë Shqipërisë

Shkruar nga NEWSPORT

Lancinet Sidibe ka gjetur menjëherë skuadër të re pas largimit nga Tirana. Mesfushori nga Guinea ishte huazuar sezonin e kaluar te bardheblutë dhe me përfundimin e kampionatit dhe fitimin e titullit kampion ai u rikthye sërish te Besëlidhja që kishte në pronësi kartonin e tij.

Drejtuesit e skuadrës lezhjane vendosën që ta linin të lirë lojtarin dhe sot Sidibe ka firmosur me Ermis Aradippou në kampionatin qiprot.

Një hap përpara në karrierën e 23-vjeçarit që do të luajë këtë sezon në elitën e futbollit të Qipros. Zyrtarizimi është bërë nga vetë skuadra e Ermis në faqen zyrtare teksa bën me dije se Sidibe ka firmosur kontratën e re dhe është prezantuar në ambientet e klubit.

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga