Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

ZYRTARE/ Tragjedia në Valencia, Federata e Spanjës shtyn ndeshjen me Uzunin

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Tragjedia në Valencia, Federata e Spanjës shtyn ndeshjen me

Tashmë është zyrtare. Sfida mes Granadas së Myrto Uzunit dhe Valencias është shtyrë. Federata e Spanjës ka pranuar kërkesën e skuadrës së Valencias për shtyrjen e ndeshjes.

Shkak është bërë tragjedia e ndodhur në lagjen Campanar, ku një ndërtesë 14-katëshe është përfshirë nga flakët. Si pasojë e kësaj kanë ndërruar jetë 4 persona.

Sfida mes Granadas dhe Valencias ishte parashikuar të luhej ditën e nesërme në orën 14:00, por tashmë shstë shtyrë për një moment të dytë. Ndërkohë për të njëjtën arsye është shtyrë edhe takimi  Levante – Andorra që do të luhej ditën e nesërme në orën 21:00.

“Këto janë kohë shumë të vështira. Është një ditë në të cilën futbolli është në prapaskenë, ka gjëra në jetë që kanë shumë më tepër vlerë. Duhet të solidarizohemi me këtë situatë dhe të falënderojmë të gjithë njerëzit që kanë ndihmuar për të shmangur një situatë edhe më të rëndë”, ka deklaruar trajneri i Valencias, Rubén Baraja.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga