ZYRTARE/ Tottenham zyrtarizon një tjetër talent në radhët e tyre
Shkruar nga NEWSPORT
Përveçse Tottenham po mundohet të mbajë në ekip Harry Kane pa u tunduar nga milionat e Bayernit, por padyshim ka bërë dhe një merkato mjaft interesante.
Zyrtarizimi i radhës i “Spurs” është Manor Solomon, sulmuesi i Kombëtares izraelite. Sulmuesi i talentuar mbylli aventurën me ekipin e Shakhtar Donetsk në Ukrainë dhe vendosi të rikthehej në Premier League.
Kujtojmë që Solomon më parë ka qenë pjesë e Fulham dhe është një plus për sulmuesin eksperienca e mëparshme angleze.