ZYRTARE/ Tirana shton “muskujt”, prezanton kampionen e Botës dhe Europës
Shkruar nga NEWSPORT
Tirana e vajzave vazhdon pa ndalur punën për përforcimin e skuadrës në këtë merkato janari. Bardheblutë ditën e sotme kanë prezantuar Gentiana Beqa, duke shtuar kështu muskujt në skuadër.
Beqa është shpallur disa herë kampione Bote dhe Europe në kategorinë e Wellnes Fitness, teksa tashmë do të vazhdojë karrierën në Shqipëri. Në këtë mënyrë do të mbrojë ngjyrat bardheblu për të arritur drejt të tjerve trofe.
“Gentiana Beqa pjesë e “Shtëpisë së Kampionëve” Disa herë Kampione e Botës dhe Europës në kategorinë e Wellness Fitness, Getta Beqa do të jetë pjesë e klubit më të madh sportiv në Shqipëri. Në gjirin e Klubit Sportiv Tirana shtohet një Kampione e pa diskutueshme që do të përfaqësojë ekipin e Tiranës dhe Kombëtaren e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare për të shtuar të tjerë trofe të rëndësishëm në klubin bardh e blu. Getta Beqa është një tjetër “goditje” e madhe në merkaton sportive të drejtuar nga numri 1 i KS Tiranës @deborahkeci duke afruar në klub një kampione të shumëfishtë në rangun botëror”, thuhet në postim.