Tirana ka siguruar një tjetër talent nga Akademia këtë sezon. Bardheblutë kanë njoftuar për arritjen e marrëveshjes me 17 vjeçarin Andri Stafa.
Stafa ka firmosur kontratën e parë si bardheblu. Mesfushori i talentuar ka nënshkruar për 3 vite me Tiranën duke u bërë kështu afrimi i rradhës nga Akademia.
Pas Muçit, Çelhakës, Ismailgecit, një tjetër futbollist nga Akademia ka zyrtarizuar të ardhmen premtuese si bardheblu. Stafa është vetëm 17 vjeç, stërvitet prej një viti me ekipin e parë dhe luan me skuadren U-19. Pas firmës në kontratë, mesfushori i talentuar është bashkuar me skuadrën në Antalia, ku po zhvillohet edhe faza përgatitore.

Poll