
Stefan Cicmil është larguar zyrtarisht nga FK Sutjeska pas 3 sezonesh dhe ka firmosur me KF Podgorica. Mbrojtësi është i njohur në futbollin shqiptar pasi ka luajtur disa sezone më parë me Vllazninë dhe para se të firmoste me skuadrën e re, shprehu dëshirën për t'u rikthyer sërish te skuadra shkodrane.
Ditën e sotme, 30-vjeçari ka gjetur akordin me KF Podgorica në Malin e Zi dhe do të sfidojë Laçin në Conference League. Kurbinasit do të sfidojnë nesër me skuadrën malazeze dhe përballë do të kenë edhe Cicmil që ka firmosur së fundmi.
Poll