Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

ZYRTARE/ Shkëndija me "ritme" samba, firmos lojtari brazilian

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Shkëndija me "ritme" samba, firmos lojtari brazilian

Huan Felipe, mesfushori me tipare sulmuese është zyrtarisht lojtar i Shkëndijes së Tetovës. Kujtojmë se Felipe është një goditje e madhe sepse 31-vjeçari përveç cilësive teknike të tij, sezonin e fundit ka luajtur me rivalët më të medhenj të tetovarëve, Vardarin .

Postimi i Shkëndijes:

Fantazisti brazilian vjen për të përforcuar pjesën ofenzive të skuadrës dhe firmos kontratë du vjeçare me kuqezinjtë.

KF Shkëndija me kënaqësi konfirmon zyrtarizimin e marrëveshjes me futbollistin brazilian, Juan Felipe Alves Ribeiro. Kryesia dhe lojtari kanë gjetur akordin për bashkëpunim në dy vitet e ardhshme (1+1) dhe lojtari tashmë ka hedhur firmën në kontratën që zyrtarisht e bën lojtar të Shkëndijës.

Braziliani 31 vjeçar luan si mesfushor ofenziv dhe nga vera e vitit 2015 ishte pjesë e kampionatit elitar të Maqedonisë së Veriut si anëtar i Vardarit. Në vitin 2018 kishte një aventurë të shkurtër me Kairat Almaty të Kazakistanit, ndërsa në vendin tonë erdhi nga CSKA e Sofies. Paraprakisht karrierën e ka zhvilluar në vendlindjen e tij në Brazil me skuadrat Sao Carlos, Oriente, Red Bull dhe Santo Andre.

Juan Felipe do të bashkohet me ekipin pas kthimit të skuadrës nga Estonia ku do të zhvillohet ndeshja e parë eliminatore e UEFA Champions League kundër kampionit Nomme Kalju, ndërsa të drejtë loje do të fitojë për ndeshjen e dytë të raundit të parë eliminatorë të UEFA Champions League.




Tags:

MAQEDONIA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga