
Xherdan Shaqiri ka mbyllur sezonin në Amerikë me ekipin e Chicago, duke u renditur në vendin e 12-të. Shumë pak kohë na ndan nga starti i Kupës së Botës në Katar dhe seancat stërvitore janë të domosdoshme për lojtarët që të ruajnë formën fizike.
31 vjeçari nga Gjilani do të udhëtojë drejt Europës, më saktë drej Luganos pë t’u bashkuar me ekipin në stërvitje. Klubi ka njoftuar këtë gjë në media, duke qartësuar se ai do të jetë i pranishëm vetëm në seancat stërvitore dhe nuk mund të luaj asnjë takim.
Komunikimi i klubit:
“Drejtoria e klubit Lugano, njofton se Xherdan Shaqiri do të stërvitet me ekipin e parë të Luganos nga e hëna (24 tetor) deri të dielën (13 nëntor) 2022.
Trajneri kombëtares, Murat Yakin:
“Nëse Xherdan Shaqiri mund të stërvitet në nivelin më të lartë me një klub ambicioz zviceran, kjo nuk është vetëm e dobishme për të, por edhe për kombëtaren. Kështu që ai do t’i bashkohet ekipit të Zvicrës në formën më të mirë të mundshme në Kupën e Botës”.