Sergio Junior ose I njohur ndryshe Serginho është larguar zyrtarisht nga skuadra e Shkupit. Mesfushori braziliani ka qenë pjesë e Laçit dhe Skënderbeut në Kategorinë Superiore, ndërsa prej dy sezonesh aktivizohej në kampionatin maqedonas.
Me mbylljen përfundimtare të futbollit në Maqedoni, Serginho ka mbyllur kështu edhe aventurën e tij me këtë skuadër. Njoftimi është bërë nga vetë lojtari në faqen e tij në Facebook duke falenderuar të gjithë te Shkupi.
“Sot përfundon cikli im në FK Shkupi! Dua të falënderoj të gjithë ata që më ndihmuan dhe më pritën për të gjithë lojtarët, drejtorët dhe veçanërisht tifozët për gjithçka”, shkruan Serginho në postimin e tij.