ZYRTARE/ Pronari i ekipit të hokejit në akull blen klubin e Premier League
Shkruar nga NEWSPORT
Biznesmeni amerikan Bill Foley, pronar i një ekipi hokej mbi akull, Vegas Golden Knights që është pjesë e ligës së famshme NHL, bleu të gjithë aksionet e Bournemouth.
Klubi i Premier League tashmë do të nisë një epokë të re. Bournemouth aktualisht pozicionohet në vendin e 14-të dhe paraqitjet e saj nuk kanë qenë në nivelin e duhur këtë sezon.
Njoftimi është bërë nga vetë klubi i Bournemouth, i cili ka falënderuar tashmë ish-pronarin, Maxim Demin për kontributin e dhënë.
Foley do të bëjë paraqitjen e tij të parë publike si president i klubit në ndeshjen e ardhshme kundër Crystal Palace më 31 dhjetor.
"Kam respekt të jashtëzakonshëm për pasionin dhe mbështetjen e komunitetit të Bournemouth për këtë klub. Besoj se lidhja me komunitetin është themeli i suksesit të çdo ekipi sportiv", tha Bill Foley.
FOTO: