Leipzig mban vendin e dytë këtë sezon në Bundesligën gjermane. Klubi që financohet nga austriakët prej sezonesh po bën mirë në Gjermani, teksa nuk mbetet pas as në aventurat evropiane. RB Leipzig sot ka marrë një lajm jo të mirë. Drejtori sportiv Markus Krosche do largohet nga skuadra në fundin e sezonit.
Ky vendim i marrë në fundjavë është zyrtarizuar pak më parë. 40 vjeçari kishte një kontratë deri në 2022 mirëpo ka zgjidhur kontratën me konsensus. Krosche mbërriti në 2019 nga Paderborn për të zëvendësuar Rafl Ragnick. Pritet që e ardhmja e 40 vjeçarit të jetë në një klub në Bundesligë.

Poll