Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

ZYRTARE/ Pjesë e Shqipërisë te moshat, mbrojtësi 20-vjeçar lë Italinë dhe firmos në Kosovë

Shkruar nga NEWSPORT

Petro Menushi është lojtari më i ri i FC A&N, që militon në Ligën e Parë të Kosovës. Klubi nga Prizreni e ka bërë gjithçka të ditur përmes rrjeteve sociale, teksa afrime të tjera priten në vazhdim.

Mbrojtësi 20-vjeçar shkon në Kosovë pasi ka dhënë kontributin e tij për moshat e Citadella-s në Itali dhe Arezzo. Tashmë i është bashkuar projektit ambicioz të FC A&N, që synon ngjitjen në Superligë.

Memushi gjithashtu ka luajtur për Shqipërinë e moshave U20. Më poshtë mund të lexoni njoftimin e klubit kosovar në rrjetet sociale.

“I riu Petro Memushi bashkohet me klubin FC A&N si transferim i rradhës, një djalosh perspektiv i cili luan në pozitën e mbrojtësit e që i besoi shumë projektit tonë si klub mjaft i organizuar.

Memushi në të kaluarën ishte pjesë e disa klubeve në Shqipëri gjithashtu edhe në klube Italiane si Cittadella dhe Arezzo , edhe pjesë e shpresa të Shqipërise tek U17 , U18 dhe U20.

Ju njoftojmë që deri në fund të merkatos do prezantohen edhe disa transfere ku do kompletohet i gjithë ekipi për ta synuar objektivin tonë kryesor për inkuadrim në superligë.

Vazhdojmë”, shkruan klubi kosovar.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga