
Damian Bekteshi do të vijojë të jetë pjesë e skuadrës së Vllaznisë në basketboll për meshkuj. Lajmi është bërë me dije nga klubi shkodran që përmes një njoftimi në kanalin zyrtar lajmëron se 27-vjeçari ka pranuar ofertën e bërë nga drejtuesit.
Kësisoj kuqeblutë do të kenë në gjirin e tyre një "armë" të fortë siç është shtatlarti shkodran. Vllaznia do të tentojë të shkojë larg në kampionat dhe Balkan Ligë, ndaj këtë merkato vere drejtuesit nuk u kursyen për të pasuar ekipin me elementë cilësorë.
"Damian Bekteshi ka pranuar oferten e Klubit te Basketbollit Vllaznia per te qene pjese e kesaj skuadre per sezonin e ri 2019 - 2020. 27-vjeçari shkodran, i shpallur 3 here kampion me ekipin e Vllaznise, konsiderohet nje nga lojtaret me te rendesishem per ekipin tone, ku pervoja dhe eksperienca e tij do te jete nje vlere e shtuar per arritjen e objektivave sportive ne kampionat dhe Ballkan Lige", shkruhet në njoftimin e klubit të Vllaznisë.