Bjorn Kuipers do të vendosë drejtësi në ndeshjen Juventus – Monako. Është pikërisht i njëjti gjyqtar që gjykoi supersfidën mes Juventusit dhe Barcelonës.
Ky lajm është konfirmuar nga UEFA. Ndërkohë që ky takim do të luhet nesër në orën 20:45. Kujtojmë që në ndeshjen e parë fituan bardhezinjtë me rezultatin 2-0.