Pas Superligës, Federata e Basketbollit në Kosovë ka marrë një tjetër vendi të rëndësishëm. Ditën e sotme, është vendosur zyrtarisht që ndërpriten edhe garat e tjera për të rritur në Kosovë.
Duke parë që nuk lejohen stërvitjet dhe ndeshjet në ambientet e mbyllura, Bordi i FBK-së mori vendim të anullojë edhe këto gara. Në fillim ishte Superliga e basketbollit që u mbyll, ndërsa tani mbyllen edhe ato për të rritur për shkak të pandemisë së Covid-19 që ka prekur Kosovën dhe gjithë botën.

Poll