
Donis Avdijaj është lojtari më i ri i Zurich. Gjithçka është bërë e ditur përmes faqes zyrtare nga vetë klubi zvicerian. Mesfushori 25-vjeçar mbylli sezonin e fundit aventurën me Hartberg në Austri.
Kujtojmë se Avdijaj ka dalë nga moshat e Schalkes. Para disa viteve u përfol se do luante për kombëtaren kuqezi, pasi ishte rritur mes moshave të Gjermanisë, por asgjë nuk u konkretizua.
Tashmë është pjesë e përfaqësueses së Kosovës, me të cilën është aktivizuar 6 herë. Grumbullimi për të mungon prej fundit të vitit 2018, ndërsa me kontratën e re 3-vjeçare në Zvicër pret sërish ftesën nga “dardanët”.
✍️🏼 Der 25-jährige Deutsch-Kosovare Donis Avdijaj wechselt per sofort vom TSV Hartberg aus der österreichischen Bundesliga zum #Stadtclub und unterzeichnet einen Dreijahresvertrag bis Sommer 2025.
— FC Zürich (@fc_zuerich) August 1, 2022
👉🏼 https://t.co/Ne3rlo9epm#fcz #NieUsenandGah pic.twitter.com/l4Sccn1oDx