ZYRTARE/ Marseille bën “vjedhjen” e merkatos, 10 milionë për yllin e Botërorit
Shkruar nga NEWSPORT
Azzedine Ounahi është futbollisti më i ri i Marseille. Klubi francez ia ka dalë të fitojë garën për shërbimet e mesfushorit i cili shkëlqeu në Botëro me Marokun duke zgjuar interesin e gjysmës së Europës si Barcelona, Napoli, Milan apo dhe ekipet angleze si Leicester, Aston Villa e West Ham.
Teksa gjatë Botërorit, shifrat rrotulloheshin rreth 35-45 milionëve, Marseille ia ka dalë të bëjë një “vjedhje” teksa iu deshën vetëm 10 milionë euro për ta bërë të tyrin talentin 22-vjeçar nga Angers. Lojtari do të prezantohet nesër me fanellën e bluve ndërsa do të fillojë edhe stërvitjen me ekipin.