
Manchester United ka zyrtarizuar sot gjigandin suedez, Zlatan Ibrahimoviç. Ibrahimoviç është afrimi më i ri i "Djajve", ku siç duket ishte dëshira e parë e Mourinhos. 34-vjeçari e zyrtarizoi kalimin e tij te klubi anglez që ditën e djeshme, por sot është prezantuar në zyrat e klubit. Suedezi do të përfitojë një pagë marramendëse, ku flitet për një shifër rreth 250 mijë stërlina në javë. Edhe pse mosha e tij ecën, klasi i Ibrës nuk shuhet, duke bërë që shërbimet e tij t'i kërkonin shumë klube europiane. Ibrahimoviç ishte pjesë e skuadrës franceze PSG-së sezonin e shkuar, ku arriti të fitonte titullin kampion me të dhe duke shënuar një numër rekord golash, plot 38 të tillë. Kjo e ka bindur portugezin "Special One" që të kërkojë më këmbngulje afrimin e tij te skuadra e Manchester. Vetë suedezi ka deklaruar: "Jam i lumtur për kalimin tim te United. Mezi pres të luaj në Premier League".