Bernardo Silva firmos për Manchester City-n. Mesfushori me tipare sulmuese i Monacos do të jetë futbollisti i ri i 'qytetarëve' nga sezoni i ardhshëm.
City do të paguajë 48 milionë paund për kartonin e 22-vjeçarit, ndërsa mesfushori portugez pas arritjes së akordit u shpreh: "Tani jam në një nga klubet më të mëdha në botë. Nuk mund të refuzoja dot shansin për t'u stërvitur nga Guardiola".
Bernardo Silva ishte një nga futbollistët që spikati te Monaco në këtë sezon, duke fituar titullin kampion në Francë dhe duke arritur deri në gjysmëfinale të Champions League.
Poll