Lazio ka njoftuar sot se ka mbyllur bashkëpunimin me Marco Alia, gardianin 22 vjeçar të kombëtares U-21 të Shqipërisë. Tanimë djaloshi ka zgjedhur të mbrojë portën e Monterosi në Serinë C të futbollit në Itali, për një fillim të ri.
Prej 2017 Alia ka qenë pjesë e Lazios, ndërsa ka luajtur për dy sezone në huazim te Monterosi, përpara se këta të fundit të merrnin kartonin e lojtarit. Kujtojmë se Alia ka qenë pjesë e Lazios edhe në ekipin e parë si portier i tretë.
Veç shqiptarit, Lazio ka sistemuar edhe Emenuele Cicerelli, Fabio Maistro, Luca Falbo dhe Nicolo Armini.
📝 Comunicato 27.07.2022: Marco Alia
— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) July 27, 2022
➡️ https://t.co/cshm1DoFzi pic.twitter.com/bWmzuqHF1s