
Prej ditësh është përfolur për një largim të mundshumë të Mason Mount nga radhët e Chelseas. Por deri më tani nuk kishim asgjë zyrtare por vetëm aludime për një kalim të mundshëm tëk Manchester United.
Ditë e sotme ka qenë vetë lojtari që ka njoftuar largimin nga Chelsea. Nëpërmjet një postimi të postuar në llogarinë e tij në Instagram 24-vjeçari falenderon klubin e Chelsea për vitet e mrekullueshme që kanë kaluar së bashku.
“Përshendetje fansat e Chelsea, lidhur me spekulimet e 6 muajve të fundit kjo ndoshta nuk vjen si një surprisë tek ju. Por kjo nuk e bën të lehtë të ju them juve që kam marrë vendimin të largohem nga Chelsea. Mendoj që ju meritoni më shumë sesa një deklaratë të shkruar. Kështu që unë du të ju tregoj direkt sesa e mrekullueshme ka qenë mbështetja juaj për gjatë 18 viteve të fundit.
E di që disa nga ju nuk janë të lumtur nga vendimi im, por cfarë është e rëndësishmë për mua në këtë moment është karriera ime. Iu bashkova Chelsea që kur isha 6 vjeç dhe kemi kaluar shumë gjëra së bashku. Kemi fituar Youth Cup ku mora çmimin Lojtari i Vitit, Super Kupën, Kupën e Botës për Klube dhe sigurisht natën e paharrueshme kur fituam Champions League.
Dua ti them faleminderit akademisë Jim dhe Neil, që kanë ndikuar shumë tek unë që në moshë të re. Trajnerët që kam punuar Frank, Thomas dhe Graham. Stafin dhe herojntë e Cobham, të gjithë shokët e skuadrës ndërvite që janë bërë edhe vëllezërit e mij, familjen time pëe dashurinë dhe mbështetjen e vazhdueshme dhe juve djema që jeni më të rëndësishëm, për mbështetjen që më keni dhënë gjatë gjithë kohës. Ju uroj më të mirat”, ka thënë Mount në Videon e tij.