
Tërbuni bën me dije se Albers Keko nuk do jetë më pjesë e pukjanëve. Sulmuesi 20 vjeçar largohet pas 2 sezonesh nga pukjanët, që sezonin e ri do luajnë në Kategorinë e Parë.
I dalë nga moshat e Lushnjës, prej 2020 sulmuesi ishte pjesë e Tërbunit, me klubin që falenderon sulmuesin për bashkëpunimin.
Njoftimi i klubit:
Klub Futboll TËRBUNI PUKË njofton të gjithë tifozët Pukjanë se ka ndërprerë bashkpunimin me sulmuesin 20 vjeçar, #AlbersKeko pas dy viteve. TËRBUNI dhe të gjithë tifozët Pukjanë e falenderojnë Albersin për gjithçka çfarë ka dhënë për fanellen tonë #kuqebardh dhe i urojmë suksese të mëtejshme në karriere! Gjithashtu Keko, dëshiron të falenderojë të gjithë tifozët Pukjanë për mbështetjen e dhënë presidencen, stafin teknik dhe të gjithë trajnerët që ka punuar me to gjatë këtyre dy sezoneve duke u shprehur i kënaqur me eksperiencen e tij tek ekipi ynë! ”Dy ngjyra një emër, TËRBUN të kam në zemër”…